Tri goditje për një qëllim! Blerim Latifi tregon arsyet pse po sulmohet Kadri Veseli!

Aktuale

Tri goditje për një qëllim! Blerim Latifi tregon arsyet pse po sulmohet Kadri Veseli!

Nga: N.Sh Më: 23 maj 2019 Në ora: 14:19
Blerim Latifi dhe Kadri Veseli

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi thotë se, Veseli morri tri goditje të një pas njëshme për të ia diskredituar idenë e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Përmes një postimi në facebook, Latifi thekson se, Veseli u godit që të heq dorë për diçka prej të cilës asnjë komb nuk mund të heq dorë, pra sipas tij, dënimi ne atyre që urdhëruan gjenocidin kundër tij.

“Në fillim doli lajmi i rremë: ka shkuar në Hagë! Pastaj fotoja e rreme: për t'ia diskredituar idenë e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë! Pastaj videoja e rreme: për t'ia nxirë emrin para qytetarëve. Tepër inteligjente, për të qenë e rastësishme. Tri goditje, për një qëllim: ta ndalin, ta bëjnë të heqë dorë nga diçka prej të cilës asnjë komb nuk mund të heqë dorë, dënimit të atyre që urdhëruan e zbatuan gjenocidin kundër tij. Tri goditje dhe tri heshtje që kanë emrat Polici, Prokurori dhe AKI. Dhe një shtet që nuk funksionon!”, shkruan Latifi, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat