Bardhyl Meta i mllefosur me fajdexhinjtë dhe kriminelët e organizuar

Aktuale

Bardhyl Meta i mllefosur me fajdexhinjtë dhe kriminelët e organizuar

Nga: N.Sh Më: 23 maj 2019 Në ora: 14:46
Bardhyl Meta

Ish-kandidati për deputet të Kosovës nga LDK-ja Bardhyl Meta, përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në rrjetin social Facebook, shkruan se Kosova po shpalohet si një peng i fajdexhinjve dhe kriminelëve të organizuar e të përbashkuar.

Meta, ka përmendur disa alternativa që duhet të ndërmerren që kjo qeveri, fajdexhinjtë dhe kriminelët të largohen dhe të ç’kapet shteti i Kosovës.

“Tash ose kurrë – kërkohet vërtet, një mobilizim i menjëhershëm gjithë-shoqëror, partiak e politik, i shoqërisë civile dhe çdo njërës hallkë e qelizë të vendit tonë – antitrupat e mobilzuara...!”, shkruan Metaj.

“Na duhet një Mobilizim dhe Lëvizje e gjithmbarshme, që me çdo formë, sikur në vitet e 90-ta të përbashkuar kundër Serbisë së Millosheviqit!) - të bashkohemi në Protesta kontinuale dhe të pa ndalshme në çdo cep të vendit - që t'a shkapim shtetin e institucionet e tij - nga rrjetet mafioze e kriminale (veçanërisht institucionet e drejtësisë), ku shpesh, mund të jenë edhe të njohur tanë, familjar, kolegë apo bashkë-rrugëtues (në dukje të parë) "inosent" e "të pa fajshëm" dhe, medemek, "të njerëzishëm"...!?”, shkruan ndër tjera ai.

Ja postimi i plotë nga Bardhyl Meta:

Republika e Kosovës, shpalohet definitivisht, si një Peng i Fajdexhinjëve dhe Kriminelëve të organizuar e përbashkuar - në Kartele të super-etabluara!?

Dhe, s'është vetëm Republika (si nocion), peng i Fajdexhinjëve e Kriminelëve të Kartelit të Organizuar Kriminal!?

Por edhe vet shtyllat e shtetit - kurrizi, dhe çdo pore e zgjatim i saj - perfshirë Institucionet e Drejtësisë (i gjithë zinxhiri – që nga Prokuroria e Gjyqësori, e pjesërisht edhe Policia (e cila megjithatë, dhe pa asnjë dyshim - ka edhe anët e saj të pa infektuara...), e tutje, peng të Kartelit Kriminel, dolën cipridon cullak edhe Institucionet Qeverisëse e të Administratës së saj, përfshirë partitë politike (që nga nëndegët - Partiokracia që po transportohet pastaj si kancer në Institucionet e shtetit), sikurse edhe e gjithë Shoqëria dhe Bizneset!

Krimi, Korrupsioni dhe Kartelet e strukturuara Mafioze, kanë mbërthyer trupin e Republikës, si një Kancer!

- Tash ose kurrë – kërkohet vërtet, një mobilizim i menjëhershëm gjithë-shoqëror, partiak e politik, i shoqërisë civile dhe çdo njërës hallkë e qelizë të vendit tonë – antitrupat e mobilzuara...!

- Mobilizim (voluntar) edhe misionar i mediave të shëndosha e profesionale (me ndihmë edhe të qytetarëve!) - për mbledhje të fakteve të gjithanshme e të gjithmbarshme (kemi dhjetëra e dhjetëra vetëvrasje nga pressingu e shantazhet e fajdexhinjëve, familje të tëra të sjella në buzë të greminës e vet-varrimit!); Duhet të shpalojmë të gjitha rastet konkrete, që janë të mirë njohura për qytetarët...!

Gjithashtu..., na duhet një Mobilizim dhe Lëvizje e gjithmbarshme, që me çdo formë, sikur në vitet e 90-ta të përbashkuar kundër Serbisë së Millosheviqit!) - të bashkohemi në Protesta kontinuale dhe të pa ndalshme në çdo cep të vendit - që t'a shkapim shtetin e institucionet e tij - nga rrjetet mafioze e kriminale (veçanërisht institucionet e drejtësisë), ku shpesh, mund të jenë edhe të njohur tanë, familjar, kolegë apo bashkë-rrugëtues (në dukje të parë) "inosent" e "të pa fajshëm" dhe, medemek, "të njerëzishëm"...!?

- Republika dhe fatet e vendit, të fëmijëve tanë - po bjerren e plaçkiten pa pikë mëshire (t’i thua se janë t ‘Serbisë), e për çudi, edhe të vet Zotit dhe gjithë miqve tanë nga e gjithë bota – kjo masakër plaçkitëse, po ngjanë para syve tanë - pa asnjë rezistencë tonën të gjithmbarshme e pro-aktive, pa asnjë reagim të organizuar e sinkronizuar gjithë-shoqëror, pa ashpërsinë e kërkuar e t'pa kompromis, tonën si shoqëri dhe si individ...!

Vendit, shoqërisë, institucioneve të Drejtësisë dhe politikës i duhet një “Catharsis” e purifikim - në të gjitha partitë, nga qeliza më vogël, ku ne e shofim por se gjykojmë kriminelin dhe përfituesin), një skanim dhe pastrim i gjithmbarshëm e i menjëhershëm - një luftë me vetveten (që është më e vështirë nga ajo me okupatorin e djeshë, të huaj!);

Kërkohet pra, urgjentishtë, një mobilizim e luftë me veset dhe indet e ankoruara kriminale në qenien tonë, të mbjella n'mentalitetin tonë korruptues, përvetësues, plaçkitës e përfitues - që si një kancer i pa mëshirshëm - po bjerr gjithçka që është arritur në gjakimin e kalvarin 100 vjeçar për Shtet tonin, për Liri, Drejtësi, Demokraci, Shtet Ligjorë, Solidaritet e përkujdesje të ndërsjellë njerëzorë e institucionale, për Qasje të barabartë për të gjithë në tregun e punës dhe për mundësi të njëjta shkollimi e prosperiteti për të gjithë...!

Ne, na duhet që pronën e përbashkët, qoftë ajo shtetërore apo shoqërore, publike apo private - ta trajtojmë si pronë të seicilit prej nesh – ta shohim e përjetojmë si të shenjtë. Si e gjithë bota e civilizuar.

Ky akultirim dhe degradimi i gjithmbarshëm moral që ka ngjarë në vendin tonë, pas luftës së fundit - t'shpërfaq një shoqëri me tipare krejt tjera - nga ajo shoqëria kosovare e viteve të 90-ta - kur i njëjti komb, pra ne, përkundër represionit e terrorit sistematik të Serbisë gjenocidiale - kishim bashkuar çdo qelizë të kombit në vend, por edhe gjithandej në botë, për çlirim nga nënshtrimi, nga prangat e nga pa-drejtësitë...! Padrejtësia, keqtrajtimi, plaçka e krimi s'kanë etni!? S'është më e tolerueshme padrejtësia e diskriminimi, plaçka e përvetësimi, kur bëhet nga një bashkëkombas!? Krimineli është kriminel! Apo'jo?!

Fokusimi kah Serbia, që po na e imponon politika aktuale - është hijë syve! Sa s'po na thonë, merruni Ju me Serbinë, se nga atje vie e keqja - lenani ne t'ju ç'pronësojmë krejtësishtë, e t'ju nëpërkëmbim dinjitetin kolektiv, kombëtar e individual!

Andaj Kosovarë,

Përkundër gjendjes së pa shpresë sot, e përkundër depresionit, pafuqisë, letargjisë që shkakton kjo kapje totale nga e keqja kriminale e nga akulturimi, degradimi dhe degjenerimi kriminal e i gjithmbarshëm institucional e shoqërorë dhe njerëzorë – njejtë si një pacient kaceri – duhet të aktivizojmë gjithë potencialet tona që na i ka dhuruar Zoti, besimin në vete e në komb, besimin në indet e pa sëmura dhe vullnetin e gjithësecilit për jetë më t’mirë, që ta gjuajmë mënjane t’keqën që e kemi përmbrendësuar - me gjasmë edhe një shpresë - se një ditë, pa ndihmën e asnjërit prej nesh e të gjithëve bashkë - do t'pikë nga qielli një bajloz dhe do t’qel një mëngjes fisnik Europian edhe n’Kosovë - Shteti Ligjor e i së Drejtës!

Dot’vijnë disa të tjerë, që t’na shërojnë e çlirojnë përsëri..., si NATO dikur!?

E pamë frik edhe Austri, atje ku ka pakrahasimishtë më shumë shtet të konsoliduar e ligjor, drejtësi e shtet human - se megjithatë, u deshtë edhe reagimi e gjykimi qytetarë e shoqëror, që nxjerr jashtë sistemit (trupit) dhe i dërgon në hànin e hiçit e në skëterë dhe burgje gjithë dallaveregjinjtë, plaçkitësit, Kriminelët, Kartelet Mafioze dhe faqezinjtë, sado të fuqishëm e të pushtetshëm që të jenë...

Duhet, pa prit asnjë ditë, t’ngrihemi të gjithë, për hire të vetës, të Kosovës dhe andrrave tona për drejtësi, jetë humane, shtet që mbronë qytetarin e pa fajshim, që hap perspektivë për punëtorin e të drejtin, të përgaditurin e profesionistin, por edhe për shtet që ia ngjet dorën të pa aftit e hendikepuarit, të varfrit, e të pa shpresit...

Të gjithë bashkë..., ta gjuajm menjanë, Qoftlargun (kancerin) që na ka mbërthye gjithkah...

***

Teologu, Nobelisti dhe aktivisti kundër Apartheidit, Desmond Mpilo Tutu, e thonte gjithherë (me humor e cinizëm) kur predikonte në Londër, Neë York e Berlin - rreth Afrikës së Jugut:

“Kur erdhën Misionarët në Afrikë - ata e mbanin Biblën, kurse ne mbanim e posedonim token dhe resurset e vendit"!

- "Na thane, “Ejani t’lutemi (t’besojmë)”.

- "Dhe ne i mbyllëm sytë dhe luteshim";

- "Kur i hapëm sytë (çka me pa?) - ne mbanim Biblën, kurse ata (zotëronin) token dhe gjithë pasuritë tona"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat