Ish-kancelari gjerman në Beograd flet për vendimin e NATO-s për bombardimin e Serbisë

Aktuale

Ish-kancelari gjerman në Beograd flet për vendimin e NATO-s për bombardimin e Serbisë

Nga: F. B. Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:20
Gerhard Shreder

Kancelari i dikurshëm gjerman Gerhard Shreder që po merr pjesë në tubimin e madh “World Minds” në Beograd, ka fol rreth vendimit të NATO-së për bombardimet e Serbisë në vitin 1999, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Në konstatimin se ka kaluar periudha 20 vjeçare nga vendimi për bombardim nga NATO, çka e ka shtyrë në këtë aksion kundër Serbisë, Shreder ka thënë:

“Së pari ishte vendimi rreth Irakut, na duhej të vendosnim a të marrim pjesë apo mos të marrim. Vendimi i dytë i vështirë ishte se duhej të pranonim intervenimin në Afganistan. Së bashku me partnerët e NATO-së duhej të merrnim vendimin për sulm ndaj Serbisë. Ishte ky vendim shumë emotiv, por na u dasht të vendosim të marrim pjesë në bombardim pas shqyrtimit të situatës së përgjithshme në Kosovë”, ka thënë ish-kancelari Shreder.

Ndërkohë në pyetjen e presidentit të Serbisë Vuçiq (që po ashtu ishte pjesë e këtij tubimi), drejtuar moderatorit të takimit Mark Valder se cilat janë kujtimet e tij nga ajo periudhë, ai u përgjigj:

“Do të ishte lehtë të kritikojmë Shrederin dhe të themi se ky ka qenë vendim i keq. Shumë civil kanë vdekur në bombardimet e NATO-së, njerëz të pafajshëm. Duhet të falim, nuk mund të harrojmë, por duhet të vazhdojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat