Haradinaj: Sot, në Mbledhjen e Qeverisë, është aprovuar Projektligji për Pyjet

Aktuale

Haradinaj: Sot, në Mbledhjen e Qeverisë, është aprovuar Projektligji për Pyjet

Nga: Z.B Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:30
Pamje nga mbledhja e Qeverisë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se nisma për nënshkrimin e marrëveshjes Financiare Trepalëshe ndërmjet Bashkimit Europian, Kosovës dhe Shqipërisë për vitin 2018, morën aprovimin e kabinetit qeveritar, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se në Mbledhjen e Qeverisë, është aprovuar Projektligji për Pyjet, nisma për funksionalizimin e dhe dhënien në shfrytëzim të Qendrës së Panaireve në Bërnicë, vendimi për shpalljen e Zonës së Mbrojtur në Kategorinë e Parkut Natyror “Mali Pashtrik dhe Liqeni i Vermicës”.

Postimi i plotë:

Nisma për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare Trepalëshe ndërmjet Bashkimit Europian, Kosovës dhe Shqipërisë për vitin 2018, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar për IPA II ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, Nisma për negocimin e Marrëveshjes për Amendamentimin e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË) për financimin e projektit “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore – FAZA V”, si dhe Nisma për lidhjen e Memorandumit të Partneritetit për “Iniciativat Kombëtare të Frankofonisë” ndërmjet Kosovës dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, morën aprovimin e kabinetit qeveritar. Po sot, në Mbledhjen e Qeverisë, është aprovuar Projektligji për Pyjet, nisma për funksionalizimin e dhe dhënien në shfrytëzim të Qendrës së Panaireve në Bërnicë, vendimi për shpalljen e Zonës së Mbrojtur në Kategorinë e Parkut Natyror “Mali Pashtrik dhe Liqeni i Vermicës”.RH
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat