Haradinaj për mocionin e opozitës: Votat i japim kur e vlerësojmë se është e nevojshme për Kosovën

Aktuale

Haradinaj për mocionin e opozitës: Votat i japim kur e vlerësojmë se është e nevojshme për Kosovën

Më: 23 maj 2019 Në ora: 16:07
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar video incizimin e publikuar dje ku përfshihet kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke shprehur se kredibiliteti i deklaratave të tilla duhet vlerësuar, sa qëndrojnë dhe a janë të vërteta.

Kreu i ekzekutivit pas mbledhjes  së Qeverisë, në një konferencë për media foli dhe për mocionin e mosbesimit të opozitës.

Haradinaj tha se atyre votat do t’iu japin kurdo që e vlerësojnë të nevojshme për Kosovën.  Kurse sa i përket vizave, Haradinaj u shpreh sërish optimist tash duke e përmendur vjeshtën si afatin më të afërt për largim të tyre.

Haradinaj: Ato deklarata duhet vërtetuar

“Kredibiliteti i deklaratave duhet të vërtetohen.  Unë e di që të gjithë kemi njerëz që na duan  dhe që nuk na duan. Është herët të gjykojmë një deklaratë të tillë. Një gjykatë apo instancë për me vërtetuar kredibilitetin e kësaj deklarate, sa qëndron a është e vërtetë apo jo. Në perëndim nuk të gjykojnë kështu, tek ne t’i prejnë teshat”, tha  Haradinaj.

I pyetur për mocion e mosbesimit të opozitës, Haradinaj tha se aktualisht po e vlerësojnë se duhet t’i kryejnë punët e Kosovës, në të kundërtën sipas tij do ia japin votat opozitës.

Haradinaj: Votat mundemi me iu dhanë nëse e vlerësojmë

“Është një proces legjitim i opozitës dhe mendoj që opozita po i zbaton të drejtat e veta.  Votat mundemi me iu dhanë nëse e vlerësojmë. Aktualisht e kemi për të vlerësuar të punojmë. Pra t’i kryejmë punët e Kosovës, ta shfrytëzojmë  kohën për temat me rëndësi”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj përsëri ka uruar liberalizimin e vizave, pasi  sipas tij kanë bërë avancime të dukshme dhe në vjeshtë sipas tij  pritet të vije=ë fundi kësaj teme.

Haradinaj: Besoj që në vjeshtë do t’i kemi lajmet e mira

“Nuk mendoj që në qershor do të kemi vendimin, është herët me kohë. Janë më pak se 2 javë. Mirëpo jemi në proces. Mendoj që jemi në zbatim dhe shpresoj. Më shumë besoj që në vjeshtë do t’i kemi lajmet e mira, kështu i pres”, tha kryeministri Haradinaj.

Për vizitën e tij në Gjermani tek kancelarja Merkel, Haradinaj tha se nuk mund të shkoj me listë të kërkesave karshi saj, mirëpo do të diskutojnë për vazhdimin e agjendës evropiane.

Haradinaj: Nuk mundem të paraqes listë të kërkesave

“Është shumë me rëndësi që Kosova po vazhdon me qenë në agjendën e Berlinit zyrtar të kancelares Merkel. Pesha e tyre në Evropën dhe integrimet evropiane është e rëndësishme, pra nuk mundem të paraqes listë të kërkesave se nuk është natyra e punës ashtu. Por do t’i trajtojmë temat e interesit, pra zhvillimet në Kosovë dhe rajon”, deklaroi Haradinaj.

Qeveria në mbledhjen e  rregullt ka miratuar Projektligjin për Pyjet dhe janë miratuar disa nisma në kuadër të IPA 2 dhe disa propozim vendime sikur ai për shpalljen e zonës së mbrojtur në kategorinë e Parkut natyror, “Mali i Pashtrikut dhe Liqenin e Vermicës.

Po sot, është aprovuar nisma për funksionalizimin e dhe dhënien në shfrytëzim të Qendrës së Panaireve në Bërnicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat