“Dorëheqje dhe arrestim për Thaçin e Veselin” - Bota Sot
“Dorëheqje dhe arrestim për Thaçin e Veselin”

Aktuale

“Dorëheqje dhe arrestim për Thaçin e Veselin”

Nga: N.Sh Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:25
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Analisti politik, Haki Abazi, ka kërkuar dorëheqje dhe arrestim për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Abazi përmes një postimi në facebook, thotë se, është e çuditshme pse nuk akuzohet ai për vrasje, haraç dhe fajde e korrupsion, si dhe as për lidhje me bizneset e fituesit e per hajni të pasaportave.

Ai shkruan se, masa e arrestimit është veprim kushtetues për të mbrojtur integritetin e shtetit.

“Dorëheqje me arrestim për Thaçin dhe Veselin

E çuditshme se si nuk po me akuzojnë mua për vrasje, haraç dhe faide e korrupsion, as për lidhje me bizneset e fitnesit, pajisjet kompjuterike, hajnin e pasaportave, sigurimet me rrahje sporadike.... Nazimi paska ditur vetëm 5%.

Kryeprokuror, masa e arrestimit është veprim kushtetutës për ta mbrojtur integritetin e shtetit. Vepro tani kundër këtij kokteji”, shkruan Abazi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...