Haradinaj: Kosova ka shënuar progres në fushën e sundimit të ligjit - Bota Sot
Haradinaj: Kosova ka shënuar progres në fushën e sundimit të ligjit

Aktuale

Haradinaj: Kosova ka shënuar progres në fushën e sundimit të ligjit

Më: 23 maj 2019 Në ora: 18:12
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me Drejtorin Rajonal për Evropë nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy dhe Antonio Garrastazu, Drejtor i Qendrës për Global Impact.

“Në një diskutim përmbajtësor, theksova se Kosova është një demokraci e re, e fokusuar në zhvillim ekonomik me bazë resurset kombëtare dhe investimet e huaja”, ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka treguar se i ka njoftuar ata për progresin e matshëm në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit.

“Kosova është e angazhuar për stabilitetit dhe paqe të qëndrueshme në rajon dhe e palëkundur në rrugën e integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar më tutje Haradinaj.

Ky është postimi i plotë:

Prita në takim Drejtorin Rajonal për Europë nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy, dhe Antonio Garrastazu, Drejtor i Qendrës për Global Impact. Në një diskutim përmbajtësor, theksova se Kosova është një demokraci e re, e fokusuar në zhvillim ekonomik me bazë resurset kombëtare dhe investimet e huaja. Po ashtu, i njoftova për progresin e matshëm në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kosova është e angazhuar për stabilitetit dhe paqe të qëndrueshme në rajon dhe e palëkundur në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...