"Askush nuk Qeveria Mustafa nuk është takuar me Milan Radojiçiç"

Aktuale

"Askush nuk Qeveria Mustafa nuk është takuar me Milan Radojiçiç"

Nga: H.O. Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:11
Milan Radojiçiç

Bajram Gecaj, ish këshilltar në qeverinë Mustafa në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se në kohën kur ishte në qeverisje kryeministrit Isa Mustafa, i ishte sugjeruar Milan Radojiçiç. Mirëpo, pas konsultimeve me organizma të inteligjencës, Gecaj thotë se iu ishte thënë se ky person është ‘koka e krimit’ serb në Kosovë.

Image
Bajram Gecaj

“Gjatë kohës sa ishim ne në qeveri na u kishte sugjeru gjithashtu të takoheshim me Millan Radojciqin, me pretekstin se ai është personi që “kryen punë” në Kosovë në lidhje me dhe për serbët-kosovarë. Pas konsultimeve që kishim bërë me organizma të intelegjencës, na ishte thënë se ky person ishte koka e krimit serb në Kosovë dhe mbledhësi kryesore i fondeve të “zeza” për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq”, thekson Gecaj.

Ai thotë se prandaj nga Qeveria Mustafa nuk ishte takuar askush me këtë person.

“Pra, jo që nuk ishte konsideruar një takim i tillë me Kryeministrin Mustafa, por askush nga rrethi i tij nuk e kishte konsideruar një takim të tillë”, thotë ai.

Gecaj thotë më tutje se kryeministri Haradinaj ishte takuar me të njëjtin person edhe para se të bëhej kryeministër.

“Nëse mbani mend, Kryeministri Haradinaj ishte takuar me këtë individ në restorantin Tiffany edhe pak para se të bëhej Kryeminister”, thotë zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Ai thotë më tutje se kohëve të fundit marrim vesh që ky person është edhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Tani Presidenti na thotë se Kryeministri i paska shkuar këtij krimineli edhe në shtëpi, e Kryeministri se qenka takuar Presidenti me te në zyrat e tij. “Kape njërin e mëshoj tjetrit” thotë populli. Takimet e tilla janë krejtësisht të papranueshme dhe ofenduese për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Megjithatë, populli e ka edhe një shprehje të përshtatshme për situata të tilla: “harrni për thes”, vlerëson Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat