Musa: 20 orë përgjime do të dëshmojnë se Dalladaku ishte viktimë e krimit të organizuar - Bota Sot
Musa: 20 orë përgjime do të dëshmojnë se Dalladaku ishte viktimë e krimit të organizuar

Aktuale

Musa: 20 orë përgjime do të dëshmojnë se Dalladaku ishte viktimë e krimit të organizuar

Më: 24 maj 2019 Në ora: 00:12
Skender Musa

Avokati i Dalladakut, Skender Musa, ka thënë se kanë më shumë se 20 orë përgjime me të cilat do të dëshmojnë se klienti i tij, Faton Dalladaku ishte viktimë e krimit të organizuar.

Ai tutje ka shtuar se, edhe me hetimet e Departamentit për Krime të Rënda, grupi i organizuar kriminal do të marrin dënimet e duhura.

“Kemi material të bollshëm, kemi më shumë se 20 orë përgjime dhe hetimet që ka bërë Departamenti i Krimeve të Rënda, besoj që do të dëshmohet fuqishëm dhe të gjithë të marrin dënimet e duhura”, tha ai.

Musa thotë se klienti i tij është i shqetësuar, pasi që sipas tij, pesë personat të cilët kanë marrë haraç janë në liri.

“Ai është i shqetësuar pasi kemi rreth pesë persona që kanë marr haraç dhe janë në liri. Sipas informacioneve që Dalladaku ka, bëhet fjalë për persona që përveç njërit që është jashtë vendit, të tjerët janë në Prishtinë. Ndjehet i rrezikuar por nuk ka kërkuar mbrojtje”, ka përfunduar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...