Çka fshihet pas zjarrit në shtëpinë ku u vranë Valbona me vajzën e saj nga Pjetër Ndrecaj

Aktuale

Çka fshihet pas zjarrit në shtëpinë ku u vranë Valbona me vajzën e saj nga Pjetër Ndrecaj

Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:07
Pjetër Ndrecaj, Valbona Marku

Mbrëmë pas orës 21:00 është përfshirë nga flakët shtëpia ku ka banuar Valbona Marku-Ndrecaj e cila muaj më parë u vra bashkë me të bijën nga bashkëshorti i saj, Pjetër Ndrecaj.

Një zjarr i madh në këtë shtëpi ka filluar në orët e vona të dje mbrëmjes, ndërsa shkaktarët nuk dihen.

Ky lajm është konfirmuar nga policia, por familjarët e Valbona Marku Ndrecajt kanë thënë se në këtë shtëpi nuk kanë jetuar që nga rasti dhe nuk e dinë arsyen e djegies së saj.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Krist Gjokaj, ka thënë se nuk ka ndonjë të dyshuar për zjarr vënien.

“Nuk kemi ende ndonjë dyshim pse ka ndodhur zjarri dhe nuk kemi ndonjë person të dyshuar lidhur me rastin”, ka thënë Gjokaj për mediat vendore.

Kujtim Marku, vëllai i të ndjerës ka thënë se lajmin për zjarrin në shtëpinë e tij e ka marrë nga shoqëria.

“Ne nuk e dimë se si ka ndodhë zjarri, nuk jetojmë aty. Në shtëpi asgjë s’ka pasur në rrymë dhe është shumë e çuditshme se si ka ardh deri te zjarri”, është shprehur ai.

Policia ka thënë se me rastin tashmë po merren stacioni policor në Gjakovë.

“Në ora 21:20 të datës 23.05.2019 stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion se është duke u djegur shtëpia e braktisur ku kanë banuar më parë familja e Valbona Marku Ndrecaj. Të gjitha njësitë relevante kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar shumë shpejtë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Policia ka iniciuar rastin po ashtu eksperti i zjarreve do të dalë me raport mbi shkakun e zjarrit. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë”.

Pjetër Ndrecaj tashmë është dënuar me burg të përjetshëm për këtë akt. Ky krim ka ndodhur në korrik të 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat