100 mijë euro, 6.2 kg kokainë dhe revolver, arrestohen 2 shqiptarët

Aktuale

100 mijë euro, 6.2 kg kokainë dhe revolver, arrestohen 2 shqiptarët

Më: 24 maj 2019 Në ora: 11:22
Foto

Policia italiane ka arrestuar N.F dhe G.X, qytetarë shqiptarë të moshës 35 dhe 25 vjeç, pasi u akuzuan për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe mbajtje te armëve.

Hetimet u bënë nga sektori i antidrogës së Ravenës coi në arrestimin e dy shqiptarëve dhe sekuestrimin e 6.2 kg kokainë, 15 kg marijuanë, 130 mijë euro dhe një revolver me municion.

Në ditët e mëparshme, investigatorët u impenjuan në disa shërbime për të rënë në gjurmët e një shqiptari, që kishte marrë espuls nga Italia për shkak të një dënimi për drogë por që kishte hyrë në territor me gjeneralitete të tjera.

Të martën në mbrëmje, policët ndaluan dy shqiptarët N.F dhe G.X ndërkohë që gjendeshin në makinën Alfa Romeo. Pikërisht në makinë kishin fshehur 100 mijë euro, 6.2 kg kokainë dhe pistoletën. Me pas, gjatë kontrollit në apartament, u gjet edhe 15 kg marijuanë dhe pjesa e mbetur e parave.

Nëse nuk do të kishte ndodhur arrestimi, ata do të fusnin në treg lëndën narkotike me përfitim prej 800 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat