Lideri serb: E kemi humbur Kosovën

Aktuale

Lideri serb: E kemi humbur Kosovën

Nga: K.M Më: 24 maj 2019 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Seanca e paralajmruar e parlamentit serb për Kosovën, nuk guxon të jetë edhe një shanc i humbur, pas të cilës do të bëhemi shoqëri edhe më e ndarë, ka thënë lideri i Partisë Liberale Serbe, Çedomir Jovanoviq.

“Kosova është e humbur pas të gjithë atyre gjërave të cilat kanë ndodhur para syve tanë, e vetmja që sot mund të bëjmë është përpjekja që të bëjmë marrëveshje me shqiptarët e Kosovës të cilët garantojnë stabilitet, si në Prishtinë, Beograd ashtu edhe në tërë regjionin”, ka thënë ai.

Image

“Ska alternativë për marrëveshje, nuk ka asgjë më të rëndësishme se paqja. Ata të cilët kanë bërë fushatë me seanca të tilla, duke e stagrnuar vendin të përparojë në rrugën Evropiane, duke mos dashur që asnjëherë kjo shoqëri me të vërtetët të përparojë në lehtësimin e problemeve me të cilat janë të ngarkuar shumë gjatë kohë”, është shprehur Jovanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat