Ambasada finlandeze apelon shtetasit e saj të shmangin rrugën ku dyshohet për bombë në Prishtinë

Aktuale

Ambasada finlandeze apelon shtetasit e saj të shmangin rrugën ku dyshohet për bombë në Prishtinë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 13:39
Rruga afer Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Pak më parë në Prishtinë u ngritën dyshime për bombë të vendosur në dy objektet e drejtësisë, përkatësisht në Prokurorinë Speciale dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Kjo erdhi nga një telefonat me kërcënimin se “do të ju qoj në ajër të gjithëve”.

Policia e Kosovës dhe njësia e deminimit janë në vendngjarje dhe po kontrollojnë këtë pjesë duke bllokuar rrugën “Luan Haradinaj” dhe evokuar personelin e dy objekteve.

Ndërsa, Ambasada Finaldeze në Kosovë ka paralajmëruar qytetarët e saj që të shmangin këtë zonë.

“Të dashur finlandezë, ekziston një dyshim për bombë në rrugën “Luan Haradinaj”, shmangni atë zonë, Policia janë duke u marr me rastin”, thuhet në shkrimin e tyre në faqen zyrtare në facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat