Gent Cakaj kujton presidentin Rugova: Ishte arkitekti kryesor i politikës

Aktuale

Gent Cakaj kujton presidentin Rugova: Ishte arkitekti kryesor i politikës

Më: 24 maj 2019 Në ora: 14:10
Gent Cakaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj e ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 27 vjetorin e zgjedhjes së tij president i Republikës së Kosovës.

Cakaj ka thënë fjalë të mëdha për ish-presidentin Rugova duke e quajtuar arkitektin kryesor politik dhe burrështetat të pazakonshëm në përmasa të mëdha.

“Më 24 maj 1992, 27 vite larg nga sot, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh për herë të parë në mënyrë demokratike President i Republikës të Kosovës.
Dr. Rugova nuk ishte thjeshtë Presidenti i parë formal i Republikës së
Kosovës por edhe arkitekti kryesor politik i saj në përgjithësi!

Ai ishte ideologu mjeshtror i fillim-viteve 90’ që e artikuloi më mirë
se kushdo tjetër kërkesën për pavarësi në përputhje me nevojën për
demokraci, burrështetas i pazakonshëm që ndërkombëtarizoi çështjen e
Kosovës në përmasa të pamenduara më parë, udhëheqës i jashtëzakonshëm i mosbindjes civile nën masat e dhunës të skajshme, nismëtar i palëkundur i krijimit të sistemit paralel të Kosovës dhe qytetar
vetëmohues i lëvizjes paqësore të Kosovës!

Pothuajse askush nuk do të shkëlqejë më shumë, nuk do të rrezatojë shpresë më tepër në kohëra të vështira dhe nuk do të shpërndajë frymëzim e idealizëm më të lartë sesa Rugova në vitet e tij!

Zoti e Bekoftë Kosovën dhe Miqtë e saj” shkruan Cakaj./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat