Gjendet bunkeri me armatim në Begracë

Aktuale

Gjendet bunkeri me armatim në Begracë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Policia raporton se dje në fshatin Begracë të Kacanikut janë gjetur 25 granata dore, 11 mina anti-këmbësorike, 3 detonator dhe një ndezës hundor për mortajë të dorës.

Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuara eksploduese.

Ndërsa sot pas vazhdimit të gërmimit  në të njëjtin  vend, njësitet e Policisë dhe FSK-së, kanë lokalizuar një bunker   ku janë gjetur 435 arka me fishekë të kalibrit 14,7 mm, gjithsej  20.422 fishekë të cilët janë tërhequr nga ana e njësisë për deminim të PK –së.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, me rast janë duke u marrë Sektori i hetimeve rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat