Abelard Tahiri: S’kemi pranuar kërkesë për fletarrest ndërkombëtar ndaj “bosëve të veriut” - Bota Sot
Abelard Tahiri: S’kemi pranuar kërkesë për fletarrest ndërkombëtar ndaj “bosëve të veriut”

Aktuale

Abelard Tahiri: S’kemi pranuar kërkesë për fletarrest ndërkombëtar ndaj “bosëve të veriut”

Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:48
Abelard Tahiri

Pas raportimeve se Gjykata Themelore ka dorëzuar urdhëresë tek Ministria e Drejtësisë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar ndaj tre personave nga veriu i Kosovës, ministri Abelard Tahiri ka mohuar të ketë pranuar një kërkesë të tillë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme disa nga mediat lokale kanë raportuar se është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar për bosët e nëntokës, Zvonko Veselinoviq, Millan Radojçiq dhe Millan Mihajlloviq.

Klan Kosova ka kontaktuar ministrin Abelard Tahiri, dhe ky i fundit ka thënë se deri më tani ministria të cilën ai e drejton nuk ka pranuar asnjë kërkesë për fletarrest ndërkombëtar ndaj personave në fjalë.

“Deri më tani Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar asnjë kërkesë të shtruar nga Gjykata Themelore për arrestim ndërkombëtar ndaj të dyshuarve Zvonko Veselinoviq, Millan Radojçiq dhe Millan Mihajlloviq”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...