Ukë Rugova del hapur, ja kënd e përkrah për kryetar të LDK-së

Aktuale

Ukë Rugova del hapur, ja kënd e përkrah për kryetar të LDK-së

Nga: N.H Më: 24 maj 2019 Në ora: 23:21
Ukë Rugova

Partia më e madhe ka kohë që ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor, përcjell “Bota sot”.

Në këtë muaj, kur edhe përfundon mandati i kryetarit aktual të LDK-së, Isa Mustafa, ndonëse ende nuk dihet nëse ai do të jetë serish kandidat, tashmë kandidaturat për ta marrë kreun e kësaj partie e kanë shfaqur publikisht, dhe jo zyrtarisht, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për kandidimin e tij, ndërsa ka thënë se do të jenë pesë kandidatë.

Se Haziri e ka seriozisht, dhe është duke punuar për ta marrë edhe mbështetjen e familjes Rugova, e dëshom një takim i zhvilluar në orët e vona. Gazeta “Bota sot”, ka siguruar një foto, nga një takim ku shihet së bashku nënkryetari i LDK-së dhe djali presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova.

Por, se a dëshmon kjo fotografi, se Ukë Rugova tashmë i ka dhënë Hazirit “bekimin” për ta marrë kreun e LDK-së, mbetet për tu parë në ditët në vazhdim.

Ndryshe, kujtojmë se deputetja Vjosa Osmani është përplasur shpesh me Lutfi Hazirin, e sidomos për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbisë, të cilët Haziri e përkrah e Osmani e kundërshton.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat