Gani Geci tronditë këta zyrtarë të LDK-së

Aktuale

Gani Geci tronditë këta zyrtarë të LDK-së

Nga: D.RR Më: 5 janar 2020 Në ora: 08:40
Gani Geci

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, në një deklaratë të tij dhënë mbrëmë në një intervistë, ka akuzuar disa zyrtarë të ish partisë së tij (LDK-së), duke thënë se ata kishin lidhje me SHIK-un dhe po ata e sollën Thaçin në pushtet në bashkëpunim me SHIK-un, përcjellë “Bota sot”.

“Kush ka përfituar nga koalicioni me LDK-në? Ne kemi pasur vetëm vuajtje. Skenari nuk ka qenë nga Thaçi, por ka qenë nga këta (LDK-ja) sepse ata janë afruar dhe kanë bërë koalicion me Thaçin”, ka thënë Geci.

Duke aluduar në Sabri Hamitin e Fatmir Sejdiun dhe të tjerët në kuvendin e gjashtë zgjedhor, Geci thotë se po ata ishin me SHIK-un dhe e sollën Thaçin në pushtet për përfitime të tyre.

“Këta kanë qenë me SHIK-un, këta e sollën Thaçin në pushtet për përfitime të tyre”, është shprehur Geci për T7, transmeton “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat