Madeleine Albright i bëhet bust në Prishtinë, së bashku me Hillaryn pritet të vizitojnë Kosovën - Bota Sot
Madeleine Albright i bëhet bust në Prishtinë, së bashku me Hillaryn pritet të vizitojnë Kosovën

Aktuale

Madeleine Albright i bëhet bust në Prishtinë, së bashku me Hillaryn pritet të vizitojnë Kosovën

Më: 25 maj 2019 Në ora: 09:31
Madeleine Albright

Madeleine Albright, ish- sekretare e SHBA-vë që dha kontribute në çlirimin e Kosovës, do të derdhet në bronz në Prishtinë.

Sheshi i cili mbanë emrin “Madeleine Albright” në Prishtinë, do ta ketë edhe bustin e saj.

Bustit i sekretares Albright, parashihet të vendoset në lokacionin e aprovuar në parim nga Kuvendi komunal i Prishtinës, tek monumenti i Neë Born.

“Shërbimi i realizimit të bustit të sekretares Albright”, quhet tenderi i realizuar nga Zyra e prokurimit të Presidentit të Kosovës.

Vlera e projektit do të jetë 19 mijë e 788 euro.

Media ka mësuar se tre ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaha dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi, më 12 qershor do të organizojnë pritje madhështore në Prishtinë për  Madeleine Albright dhe Hillary Clinton.

Organizim i është besuar ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Madeleine Korbel Albright, ishte femra e parë në postin e sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ishte ne postin e sekretares nga 23 Janari i vitit 1997 deri me 20 Janar te vitit 2010. Ajo ka kontribuar për lirin e Kosovës gjate viteve të vështira të luftës dhe për ta shpërblyer shteti i Kosovës e ka nderuar me Medaljen e Arte te Lirisë.

Përndryshe ndër masat e gjëra shqiptare sidomos në Kosovë është e njohur për bisedën me Thaçin në Rambuje.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...