Thaçi për masakrën e Lybeniqit: Krimet e tilla kurrë nuk harrohen as vjetrohen

Aktuale

Thaçi për masakrën e Lybeniqit: Krimet e tilla kurrë nuk harrohen as vjetrohen

Nga: G.B Më: 25 maj 2019 Në ora: 10:09
Hashim Thaçi

Sot janë bërë 21 vjet që nga masakra në Lybeniq të Pejës.

Presidenti i Kosovës ka kujtuar këtë masakër, duke thënë se krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as vjetrohen, edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Në hartën e krimit dhe gjenocidit të forcave policore dhe ushtarake serbe hyri edhe fshati Lybeniq i Pejës, ku para 21 viteve u vranë dhe u masakruan shumë banorë të asaj ane. Edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat