Veseli viziton ekspozitën me fotografi të gjenocidit serb – kërkon drejtësi për viktimat

Aktuale

Veseli viziton ekspozitën me fotografi të gjenocidit serb – kërkon drejtësi për viktimat

Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar sot ekspozitën “Imazhe nga zonat e luftës 1998-1999”, në Mitrovicë, të autorit Izedin Krasniqi.

Veseli shkruan në Facebook se këto fotografi dëshmojnë krimet dhe dëmet që ka bërë Serbia në Kosovë.

Veseli thotë se sa më shpejt duhet themeluar Tribunali për gjenocidin serb në Kosovë.

‘’Sot në Muzeun e qytetit në Mitrovicë vizitova ekspozitën “Imazhe nga zonat e luftës 1998-1999”, të autorit Izedin Krasniqi. Fotografitë e ekspozuara dëshmojnë krimet dhe dëmet që ka bërë Serbia në Kosovë. Derisa kriminelët që kanë kryer gjenocid e masakra në Kosovë janë të pagjykuar dhe të lirë në Serbi, ne vazhdojmë vetëm të kujtojmë dhimbjet dhe plagët e hapura. Prandaj duhet të veprojmë e ta formojmë Tribunalin Ndërkombëtar dhe t’i sjellim para drejtësisë të gjithë kriminelët serbë që kryen gjenocid dhe krime çnjerëzore në Kosovë.’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat