Hoti: Publikimi i fotove nga Flora Brovina, penallti për Serbinë

Aktuale

Hoti: Publikimi i fotove nga Flora Brovina, penallti për Serbinë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 23:51
Andin Hoti

Deputeti i PDK’së, Andin Hoti duke komentuar veprimin e koleges së tij, Flora Brovina për publikimin e fotografive ka thënë se ka qenë i gabueshëm dhe ka marrë vëmendjen nga çështja e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

”Nuk do të doja asnjëherë që fokusin e Tribunalit me fokusu në një gabim të Brovinës. Qe 1 javë ditë s’po folet për Tribunalin e krimet, që edhe unë muj me i dëshmu. Ajo që ka ndodh, është e papranueshme. Mirëpo, Brovina është heroinë. Ju e dini veprimtarinë e saj. Ky ka qenë gabim, nuk e di se si ka ndodh, nëse ia ka servu dikush, duke e ditë moshën e shtyer të saj’’, ka thënë Hoti në ‘Personale’.

Tutje ai thotë se kjo ka qenë penallti për Serbinë, meqenëse në mediat vendore është komentuar më së shumti.

‘’ Ka qenë penallti për Serbinë, pasi kanë dashtë me i relativizu krimet. Ama mediat tona kanë shkruar më shumë se ato në Serbi. Nuk është dashtë me bë gjyq publik ndaj Brovinës. Është e habitshme cka ka ndodh’’, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat