Këtë video të Sali Berishës, nuk do të donte kurrë ta shihte Thaçi

Aktuale

Këtë video të Sali Berishës, nuk do të donte kurrë ta shihte Thaçi

Nga: D.RR Më: 26 maj 2019 Në ora: 09:09
Sali Berisha dhe Hashim Thaçi

Ditëve të fundit kemi parë një luftë verbale ndërmjet ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ky i fundit përmes një shkrimi të gjatë, e sulmoi ashpër Berishën, duke thënë se ishte njeri i Millosheviqit dhe kundër pavarësisë së Kosovës, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo Berisha nuk ka qenë asnjëherë kundër pavarësisë së Kosovës. Këtë e dëshmon edhe videoja më poshtë, ku në vitin 1992, Sali Berisha kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në takim me George Bushin e vjetër.

“Dëshirojmë që të ju përgëzojmë për qasjen që keni ndaj krizës në ish Jugosllavi dhe për angazhimin që po e bëni për te parandaluar eskalimin e dhunës në Kosovë”, i kishte thënë Berisha presidentit amerikan në atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat