Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Aktuale

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 08:08
Qeveria e Kosoves

Këto janë ngjarjet kryesore për ditën e sotme.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Gjeneral Brigade Dragutin Dakiq, viziton Ministrinë e Mbrojtjes. (Ora 9.00-11.10)

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian / EUSR, ambasadorja Nataliya Apostolova, do të marrë pjesë në ngjarjen e nisjes të fazës së dytë të projektit Harmonizimi i Arsimit me Tregun e Punës (ALLED II). (Hotel ‘Emerald’, Prishtinë, ora 9.15, konferenca për media mbahet nga ora 11.00-11.30)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë  në hapjen e ditës Olimpike në Ferizaj. (Ora 09:30)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Ditën Olimpike. (Në Prishtinë fëmijët do të vrapojnë prej sheshit ‘Zahir Pajaziti’ deri te Teatri, ora 9.30)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 9.35)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala diskuton formimin e grupeve hetuese në kuadër të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 10:00)

Këshilli i Evropës organizon konferencë mbi “Nxitjen e mësimit të gjuhëve dhe kulturës demokratike në shkolla”. (Hotel ‘Emerald’, Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal në Deçan mban mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pasojat për Zhvillimin  Ekonomik të Komunës së Deçanit. (Salla e Asamblesë Komunale, ora 10.00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin nga North Atlantic, të prirë nga zv.presidenti ekzekutiv Damon Wilson. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10.10, vetëm pamje)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, takohet me ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10.15)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, zhvillon vizitë në Komunën e Ferizajt me ç’rast do të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve kapitale. (Ora 10.30, konferenca në ora 11.00 në ambientet e Komunës)

Kryeparlamentari Kadri Veseli, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit për herë të parë në Kosovë, të Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në nivel vendi.  (Hotel Sirius, ora 11:00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, dhe kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, vizitojnë punimet e Qendrës Multi-funksionale në fshatin Greme.(Ora 11:30)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20-vjetorit të operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik. (Fshati Planejë, Komuna e Prizrenit, ora 12.00)

25 kompani vendore që kanë dhënë shërbime në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi” mbajnë protestë para kampit të “Bectel & Enca” në Ferizaj. (Ora 10:00- 12:00)

Kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj dhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt do të mbajnë fjalë rasti gjatë inaugurimit të Katedrales së Novobërdës të restauruar rishtas. (Novobërdë, ora 13.00)

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2021, kundër Andorrës dhe Turqisë.(Selia e FFK-së, ora 15.00)

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit midis Çiçavica Wind Farm 1 L.L.C dhe Komunës së Vushtrrisë. (Zyra e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, ora 15.00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakave përkujtimore, sipas këtij orari:

16:30 Baran- Komuna e Pejës- zbulimi i Pllakës së Shtabit Lokal

16:50 Vranoc-zbulimi i Pllakës së Betejës së 29 Majit

17:10 Kryshec -zbulimi i Pllakës së Betejës së 29 Majit. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat