Ja pse Samiti i Parisit është një lajm i mirë për Kosovën

Aktuale

Ja pse Samiti i Parisit është një lajm i mirë për Kosovën

Nga: H.O. Më: 27 maj 2019 Në ora: 09:51
Arkiv

Edhe pak ditë kanë mbetur nga Samiti i Parisit, i cili do të mbahet kësaj radhe i ftuar nga presidenti i Francës Emmanuel Macronn. Ky Samit vjen pas atij të Berlinit, ku liderët shtetërorë u tha se morën kritika të ashpra nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Por çfarë pritet të ndodhë pas këtij Samiti, vlerësojnë analistët. Kështu, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi thotë se lajmi i mirë për Kosovën është se më nuk do të jetë Federica Mogherini si ndërmjetësusese në dialogun Kosovë-Serbi.

“Debakli i pësuar në shumicën e shteteve të forcave të djathta dhe të majta ekstremiste, si dhe të partive me orientim komunist, është një lajm i mirë për Kosovën. Sepse me s'do ta kemi një komuniste si Mogherini si ndërmjetësuese në dialogun Kosovë-Serbi”, thotë Krasniqi.

Poashtu Krasniqi tregon se çfarë mund të pritet nga ky Samit?

Image
Faik Krasniqi

“Çfarë pritet nga Samiti i Parisit? Pres sa më shumë qartësi rreth rrugës evropiane të Kosovës, dhe rreth dialogut Kosovë-Serbi. Në këtë samit këto gjëra do të qartësohen. Zhbllokim të procesit të liberalizimit të vizave dhe të dialogut. Pas këtij Samiti gjërat do të lëvizin shumë më shpejt seç kanë ecur deri më tash”, thekson ai.

Samiti i Parisit do të mbahet më 1 korrik të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat