Isa Mustafa mbledh deputetët e LDK-së

Aktuale

Isa Mustafa mbledh deputetët e LDK-së

Më: 27 maj 2019 Në ora: 09:56
Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, do të takohet me deputetët e partisë së tij.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në selinë e LDK-së, sot do të takojë deputetët e partisë së tij.

Në njoftimin e LDK-së nuk është bërë e ditur arsyeja e takimit të Mustafës me deputetët mirëpo, ky takim do të fillojë në ora 12:30.

Po ashtu, LDK-ja ka njoftuar se ky takim do të jetë i mbyllur për medie dhe se vetëm në fillim të takimit mediet mund të marrin pamje.

Se a do të deklarohet Mustafa pas këtij takimi apo shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kjo nuk është bërë e ditur në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat