Fundi i Haradinajt afër, LDK-ja ndërmerr veprimin e radhës për mocionin

Aktuale

Fundi i Haradinajt afër, LDK-ja ndërmerr veprimin e radhës për mocionin

Nga: A.Zh Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:03
Pamje nga mbledhja e LDK-së

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se në takimin e mbajtur sot është dakorduar për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Kryetari Isa Mustafa dhe deputetët e LDK-së, kanë vlerësuar që është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një Qeveri normale.

LDK ka paralajmëruar takime të reja me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Gjatë ditës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar takim me grupin parlamentar të LDK-së.

Në takim u bisedua dhe u dakordua për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. U vlerësua se është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një Qeveri normale.

Kryetari Mustafa dhe deputetët e LDK-së vlerësuan se korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme.

Në ditët në vijim LDK dhe grupi parlamentar do të zhvillojnë takimet e nevojshme me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren.

***

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka mbledhur sot në selinë e partisë deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga kjo parti.

Mbledhja është thirrur për mesditë dhe po mbahet me dyer të mbyllura.

Mësohet së çështja e diskutimit të kryetarit me deputetët e tij është inicimi i mocionit për rrëzim të Qeverisë.

Kjo iniciativë ka ardhur nga LDK bashkë me Vetëvendosjen ndërsa një takim mes Mustafës dhe kreut të PSD-së është paralajmëruar për këtë javë.

Image

***

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbledhur sot me ftesë të kryetarit, Isa Mustafa.

Takimi është duke u mbajtur në Selinë Qendrore të Partisë.

Mocioni ndaj Qeverisë “Haradinaj” është njëra prej temave kryesore që pritet të diskutohet.

Ndërsa, temë tjetër do të jetë edhe zgjedhjet e brendshme të LDK-së nëpër komuna të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat