Profesori i Parisit: Të dalim nga kurthi i bandave të Kosovës dhe t’i drejtohemi Evropës me synime të qarta

Aktuale

Profesori i Parisit: Të dalim nga kurthi i bandave të Kosovës dhe t’i drejtohemi Evropës me synime të qarta

Nga: A.Zh Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:11
Nezir Kraki

Nezir Kraki, ligjërues në Universitetin e Parisit, ka nxjerr disa mësime pozitive nga zgjedhjet evropiane.

Ai ka thënë se ektremistët dhe neonazistët ksenofobë anti Evropë dhe anti SHBA nuk e realizuan ëndrrën e tyre të vitit 1939 dhe se ata pësuan debakël, përcjell Bota sot.

Sipas tij, forcat politike pro Evropë dhe pro zgjerim do vazhdojnë të jenë kryesoret në parlamentin e ri evropian.

Kraki ka komentuar edhe fitoren e shqiptares Arba Kokalari në Parlamentin Evropian, duke thënë se ajo do të mbrojë interesat e Suedisë, por edhe të shqiptarëve.

Sipas tij, tani i mbetet Kosovës, që të lirohet nga “bandat e veta” dhe t’i drejtohet Evropës me synime të qarta.

Postimi i plotë i Krakit:

Disa mësime pozitive nga zgjedhjet evropiane

- ektremistët dhe neonazistët ksenofobë anti Evropë (+anti USA) nuk e realizuan ëndrrën e tyre të vitit 1939. Dmth ëndrrën e Evropës së kombëve që urrehen dhe përfundojnë në luftë.

- ekstremistët e majtë pro serb dhe anti Evropë (+anti USA) në Francë sidomos pësuan debakël brutal. Iu doli boja teorive boshe dhe ideologjive venezueliane n’Evropë.

- forcat politike pro Evropë dhe pro zgjerim do vazhdojnë të jenë kryesoret në parlamentin e ri evropian. Ekstremet e djathta dhe te majta nuk peshojnë shumë përballë të djathtës, liberalëve dhe të majtës klasike.

- partitë në pushtet në Gjermani dhe Francë qëndruan dhe u konfirmuan si solide përkundër klimës aktuale aspak të favorshme. Në Francë partia presidenciale doli e dyta me një pikë diferencë.

- partitë e gjelbërta kanë ngritje gjithandej në Evropë në demokracitë dhe shoqëritë e vetëdijshme. Kjo është pengesa e re e rrymave populiste për vitet e ardhshme. Ngritja e votës ekologjiste dhe rënja e ekstremit te majtë dëshmon faktin se votuesi preferon origjinalin e jo kopjen.

- rezultati i zgjedhjeve në UK nuk ka asnjë domethënje për Evropën sepse britanikët janë humbësit e vetëm në lojën e orkestruar nga një grup psikopatësh politikë të prirë nga Nigel Farage.

- fitoren e Orbanit në Hungari nuk e konsideroj lajm dhe krejt ata që mendojnë se Orbani hungarez e Salvini italian peshojnë n’Evropë nuk e kuptojnë sa duhet rrjedhen e politikave në këtë kontinent.

- një shqiptare në parlamentin e ri evropian si përfaqësuese e njërës nga demokracitë më stabile në Evropë, Suedisë. Normal që ajo do mbrojë së pari interesat e Suedisë por gjasat janë te pakta që ajo të mos interesohet për interesat tona sa herë të votohet apo diskutohet për Ballkanin.

- Evropa vazhdon si Evropë. Ky është lajmi kryesor.

Tash na mbetet neve të ndryshojmë, të dalim nga kurthi i bandave tona dhe t’i drejtohemi Evropës me synime të qarta.

•••

P.s. Ka edhe mësime negative por ato mbesin periferike sipas meje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat