Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka treguar se çfarë u bisedua në takimin e kryetarit Isa Mustafa me deputetët e LDK-së, përcjellë “Bota sot”.
Ai thotë se ata u dakorduan për veprimet e nevojshme për të proceduar me mosionin e mosbesimit ndaj qeverisë dhe se në ditët në vijim, LDK do të zhvillojë takime me partitë e tjera.
Hoti thekson se është në interesin e Kosovës që vendi sa më parë të ketë një qeveri normale.
Postimi i plotë:
Sot jemi takuar me Kryetarin Mustafa. U dakorduam për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. U vlerësua se është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një Qeveri normale. Korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme. Në ditët në vijim, Grupi Parlamentar do të zhvillojnë takimet e nevojshme me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren.