Teuta Rugova nuk i bindet përsëri Mustafës, s’i shkon në takim për mocionin

Aktuale

Teuta Rugova nuk i bindet përsëri Mustafës, s’i shkon në takim për mocionin

Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:57
Teuta Rugova

Teuta Rugova, e bija e ish-Presidentit Rugova, ka vendosur të mos marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së ku do të diskutohet mocioni për Qeverinë Haradinaj.

Teuta Rugova e cila ka marrë mijëra vota nga votuesit besnikë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në këtë legjislaturë është rreshtuar në anën e koalicionit PAN duke mos i’u bindur partisë së saj brenda Kuvendit të Kosovës.

Tani kur opozita në Kuvend po koordinohet që të sigurojnë votat për mocionin ndaj qeverisë Haradinaj, duket se LDK-ja nuk do të llogarisë në votën e Teuta Rugovës.

Deputetja Rugova, njihet për pasivitetin e saj brenda seancave parlamentare, me mungesa të shumta e pa ndonjë aktivitet parlamentar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat