Nuk iu bind kryetarit të LDK-së për rrëzimin e Haradinajt, zbulohet qëllimi i Teuta Rugovës

Aktuale

Nuk iu bind kryetarit të LDK-së për rrëzimin e Haradinajt, zbulohet qëllimi i Teuta Rugovës

Nga: N.H Më: 27 maj 2019 Në ora: 17:44
Teuta Rugova

Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, njëherit e bija e ish-Presidentit Rugova, ka vendosur të mos marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së ku do të diskutohet mocioni për Qeverinë Haradinaj.

Teuta Rugova e cila ka marrë mijëra vota nga votuesit besnikë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në këtë legjislaturë është rreshtuar në anën e koalicionit PAN duke mos i’u bindur partisë së saj brenda Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, lidhur me këtë, ka reaguar edhe prof. dr. Binak Maxharraj. Ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka paralajmëruar se Teuta Rugova e ka mendjen tek jetëgjatësia e PAN-it, përcjell “Bota sot”.

“Kah po shkon Teuta Rugova. Teuta Rugova nuk i bindet përsëri Mustafës, s’i shkon në takim për mocionin. Kjo moti e ka humbë rrugën. Nuk po e adhuron më LDK që e formoi baba i vetë, ia ka kthyer shpinën LDK-së, kurse mendjen e ka në PAN”, shkruan në llogarinë e tij Maxharraj.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se në takimin e mbajtur sot është dakorduar për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Kryetari Isa Mustafa dhe deputetët e LDK-së, kanë vlerësuar që është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një Qeveri normale.

LDK ka paralajmëruar takime të reja me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren, përcjell Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat