Maxharraj ‘godet’ Thaçin: Të dështuan të gjitha projektet, iu ktheve idesë për bashkim me Shqipërinë

Aktuale

Maxharraj ‘godet’ Thaçin: Të dështuan të gjitha projektet, iu ktheve idesë për bashkim me Shqipërinë

Nga: G.B Më: 27 maj 2019 Në ora: 19:47
Hashim Thaçi

Profesori Binak Maxharraj ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit për të pasur një deklaratë të përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Ai ka thënë se Thaçi ka dështuar me copëtimin e Kosovës, e bashkimin me Luginën, përcjell Bota sot.

Maxharraj thotë më tej se ai ka dështuar në të gjitha projektet pasi kanë qenë djallëzore dhe tani i është kthyer idesë për bashkim kombëtar me Shqipërinë.

Postimi i tij i plotë:

PRESIDENT THAÇI MOS JA FUT KOT.

Dështove në copëtimin e Kosovës. Të thanë ndal nuk bënë.

More turrë me bashku Luginën me Kosovën, por harrove më ja bashku edhe Iliridën në Maqedoninë Veriore.

Por,

Harrove me ja bashku edhe vendbanimet e pushtuara që nga Ulqini e deri në Plavë Guci sepse edhe ato kanë qenë tonat.

Dështove në të gjitha këto projekte, sepse ishin:

Djallëzore, të pakapshme për ty.

Tash si një njeri i humbur, si njeri pa ide dhe sens, si njeri i futur në vetminë tënde të thellë iu ktheve për ta bërë bërllok edhe punën e Bashkimit Kombëtar.

Nuk ka shanse qe te behet Bashkimi Kombëtar me ty dhe Edi Ramën pro ruso-serb. Nuk jeni të asi kalibri Ti dhe Edi Rama qe te merren më këtë punë madhore për kombin. Për Bashkimin Kombëtar nevojitën njerëz të kalibrit të lartë, njerëz me autoritet kombëtar dhe gjithëkombëtar qe si të tillë nuk jeni as për së afërmi. Përkundrazi që të dytë jeni dhunues dhe shkatërrues e shteteve te Juaja. Si doni ta bëni Bashkimin Kombëtar kur deri dje atë deshët ta copëtoni.

Tek e fundit Hashim Thaçi nuk e paska lexuar mirë edhe Pakon e Ahtisarit qe si kusht për dhënien e pavarësisë së Kosovës ka qenë qe Kosova mos t'i bashkohet Shqipërisë.

O njeri dil nga foleja e jote e vetmisë, e hutisë e çmendurisë sepse Bashkimin kombëtar nuk mund ta bëjnë njerëzit si Ti e Edi Rama.

Jeni të humbur për gjithmonë në të gjitha trojet shqiptare, as vetë s’po e shihni se jeni te izoluar, të vetmuar, të humbur o mjeranë. Mjerë kombi qe ju ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat