Selimi: Haradinaj as nuk i ka shkatërruar e as rrezikuar këto marrëveshje

Aktuale

Selimi: Haradinaj as nuk i ka shkatërruar e as rrezikuar këto marrëveshje

Nga: Z.B Më: 27 maj 2019 Në ora: 22:08
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Ramush Haradinaj ka shkatërruar çdo marrëveshje Kosovë-Serbi.

Lidhur me këtë temë për gazetën “Bota sot”, ka folur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili ka potencuar se Marko Gjuriq dhe Serbia janë kujdestar të procesit të negociatave dhe marrëveshjeve në mes Thaçit dhe Vuçiqit.

“Sa herë rrezikohet procesi ose marrëveshjet reagon Serbia sepse edhe ashtu i gjithë ky proces është në interesin e tyre, prandaj edhe e mbrojnë. E keqja është se Haradinaj as nuk i ka shkatërruar dhe as rrezikuar këto marrëveshje, e as procesin. Përkundrazi, Haradinaj e ka mandatar Limajn e Ahmetin që ta mbështesin Thaçin në këto negociata”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Gjuriq në medie ka thënë se, “Për dy vite, Haradinaj ka shkatërruar të gjitha marrëveshjet Kosovë -Serbi. Ai është duke bërë gjithçka që ta ulë rëndësinë e dialogut Beograd – Prishtinë. Kjo po ndodhë në sytë e gjithë botës”, citojnë mediet të ketë thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat