Shefqet Kabashi tregon se me cilën parti politike është!

Aktuale

Shefqet Kabashi tregon se me cilën parti politike është!

Nga: N.H Më: 27 maj 2019 Në ora: 22:19
Shefqet Kabashi

Ish i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Shefqet Kabashi, i cili para pesë ditësh gjatë një ceremonie të përvjetorit të masakrës së Dubravës doli para politikanëve dhe ju tha atyre “ma keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”.

Ai mes tjerash në këtë intervistë, ka treguar se është simpatizant i LDK-së.

“Me Lidhjen Demokratike të Kosovës jam kanë, babën e kam me LDK-në, edhe vet sot jam me LDK-në”, ka thënë Kabashi, përcjell “Bota sot”.

42 vjeçar ka deklaruar se ka filluar si ushtar i UÇK-së në Jabllanicë të Gjakovës.

“U bëra pjesë e luftës në prill të vitit 1998 në Jabllanicë. I kam shku Lahisë në shtëpi dhe më tha marrum informata dhe i thash nuk ki nevojë me qu larg se motrat i kam në Llugaxhi dhe aty filloi aktiviteti im”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat