Millaku për Thaçin: Definitivisht, këtë njeri duhet dërguar te psikiatri

Aktuale

Millaku për Thaçin: Definitivisht, këtë njeri duhet dërguar te psikiatri

Nga: Z.B Më: 27 maj 2019 Në ora: 22:30
Drita Millaku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje

Drita Millaku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku foli për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm, përcjell “Bota sot”.

Millaku këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka përmendur disa deklarata të presidentit, ku sipas saj, brenda dhjet dite ka pasur ndryshime në deklaratat e tij.

“Demarkim, shkëmbim, ndarje e Kosovës, bashkim i Luginës me Kosovën, bashkim i Preshevës, ndërrim i territoreve, demarkim i lehtë, korrigjim i kufijve, ka marrëveshje, s'ka marrëveshje...”, ka shkurar ajo.


Ndryshe, gjatë ditës së sotme Thaçi ka thënë se, “Po krijohen edhe rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që të dy parlamentet ai i Kosovës dhe Shqipërisë të nxjerrin deklaratat e nevojshme të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët pa kufij”.

Postimi i plotë:

Demarkim, shkëmbim, ndarje e Kosovës, bashkim i Luginës me Kosovën, bashkim i Preshevës, ndërrim i territoreve, demarkim i lehtë, korrigjim i kufijve, ka marrëveshje, s'ka marrëveshje, bashkim kombëtar, ndahet Kosova ,nuk ndahet Kosova.
Këto janë deklaratat e Hashim Thaçit në 10 ditët e fundit.
Definitivisht, këtë njeri duhet dërguar te psikiatri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat