Kabashi e zbulon për herë të parë: Ja sa para mi ofruan që ta vrisja gazetarin e “Bota sot”

Aktuale

Kabashi e zbulon për herë të parë: Ja sa para mi ofruan që ta vrisja gazetarin e “Bota sot”

Nga: N.H Më: 27 maj 2019 Në ora: 23:18
Shefqet Kabashi

Shefqet Kabashi, ish-ushtari i UÇK-së në Dukagjin, ka rrëfyer gjëra të shumta rreth UÇK-së, e po ashtu edhe për vrasjet e pasluftës.

Ish-ushtari i UCK-së në Dukagjin, ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin Pressing se ka marrë urdhër nga komandanti i tij, Alush Agushi, për të vrarë gazetarin që ka shkruar për “Botën Sot”, Rrok Berishën.

“Shkova në shtëpinë e Rrok Berishës atë ditë që mora urdhrin për ta vrarë. E pyeta cka ke kundër Shtabit të jabllanicës, më tha që nuk ka asgjë. Bile më tha se në shtëpinë e tij e ka mundësuar një takim të Ramush Haradinajt”, thotë ish-luftëtari i UÇK-së.

“Unë e njihja familjen e Rrok Berishës. Ata nuk ishin familje tradhtarësh”, ka vazhduar ai.

Kabashi thotë se urdhrin për vrasje ia ka dhënë komandanti i tij Alush Agushi, i njohur si Mala.

“Më është dhënë urdhri në Jabllanicë nga Alush Mala ma ka ofruar Audin 15 mijë markëshe, më ka thënë të shkojë ta vrasë”, ka thënë tutje Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat