Gjashtë muaj më parë gazeta “Bota sot” e dha lajmin e madh për arrestimin e zyrtarëve policor të përfshirë në krim të organizuar dhe kontrabandë

Aktuale

Gjashtë muaj më parë gazeta “Bota sot” e dha lajmin e madh për arrestimin e zyrtarëve policor të përfshirë në krim të organizuar dhe kontrabandë

Nga: N.Sh Më: 28 maj 2019 Në ora: 08:45
Policia e Kosovës

Ishte 30 dhjetori i vitit të kaluar, kur gazeta kombëtare “Bota sot”, ka shkruar se në veri të Kosovës, shumë shpejt priten arrestime të zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës, të cilët janë të përfshirë në krim të organizuar, kontrabandë dhe gjëra tjera të paligjshme.

Po atë ditë, gazeta “Bota sot”, kishte shkruar se, arrestimet do të ndodhin shumë shpejt ku ka të përfshirë edhe zyrtarë shumë të lartë të Policisë.

Në shkrimin e 30 dhjetorit, gazeta “Bota sot” sipas burimeve të sigurta kishte shkruar se, në Mitrovicë, konkretisht në Policinë e Kosovës, në veri dhe jug, shumë shpejt pritet që të ndodhin arrestime të zyrtarëve policor, për shkak të përfshirjes së tyre në gjëra të kundërligjshme.

“Arrestimi pritet të ndodh për shkak se disa zyrtar Policor, janë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. Gjithashtu ata janë përfshirë edhe në kontrabandë, e cila kryhet me vite të tëra në Mitrovicë, pra në pjesën e okupuar nga Serbia, në veri”, ka thënë ky burim.

Lexo edhe këtë:

Priten arrestime të mëdha të Policisë në Mitrovicë, pas përfshirjes në krim të organizuar dhe kontrabandë

Gjithnjë sipas burimit të gazetës “Bota sot”, në katër komunat e veriut të Kosovës, e në veçanti në Mitrovicë, çka do që të ndodhë, si në përleshje, kontrabandë apo ën gjëra tjera të jashtëligjshme, gjithmonë ka të përfshirë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, konkretisht të minoritetit serb, por duke mos anashkaluar edhe bashkëpunimin me shqiptar.

“Dihet mirë se, në Policinë e Kosovës janë futur pjesëtarë serb të ashtuquajtur “Rojet e Urës”, shumica prej tyre kanë qenë pjesë aktive e policisë serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ata pra, janë të përfshirë në krime edhe në kohën e luftës, por krimet e tyre kanë vazhduar edhe pas luftës në Mitrovicë. Ata edhe sot vazhdojnë të bëjnë gjëra të jashtëligjshme, pra e kanë vazhduar kriminalitetin e tyre edhe pas veshjes së tyre në uniformën e policisë së Kosovës. Kjo është fatkeqësi për Kosovën”, shton tutje burimi i gazetës.

Kurse sot, njësi të shumta policore duke përfshirë edhe SIT-in kanë nisur aksion për arrestimin e personave që dyshohet se merren me kontrabandë në Zubin Potok dhe në pjesë të tjera të Veriut të Kosovës

Nga ky aksion ka mbetur i plagosur një polic përderisa janë arrestuar pesë persona deri tani.

Ndërkohë serbët lokalë në Zubin Potok, kanë bërë barrikadë përderisa janë dëgjuar të shtëna të shumta të armëve.

Një aksion të gjerë ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës. Nga burime  brenda hetuesisë, nga ky aksion janë prangosur dhjetëra zyrtarë të policisë të nacionalitetit serb.

Deri më tani numri i të arrestuarve ka kaluar mbi 30. Të gjithë këta dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe policë të Kosovës (nga fshatrat e jugut të Mitrovicës). Mirëpo, dominojnë policët e nacionalitetit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat