Zymberaj: Ivica Daçiç dhe askush në Beograd nuk kanë autoritet për të penguar ndonjë operacion të zbatimit të ligjit

Aktuale

Zymberaj: Ivica Daçiç dhe askush në Beograd nuk kanë autoritet për të penguar ndonjë operacion të zbatimit të ligjit

Nga: A.SH Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:00
Jetlir Zymberaj

Në lidhje me rastin që po ndodh në veri ka reaguar edhe këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zymberaj ku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, Ivica Dacic dhe askush në Beograd nuk kanë autoritet apo të drejtë të ndërhyjnë për të penguar ndonjë operacion normal të zbatimit të ligjit.

“Ivica Dacic dhe askush në Beograd nuk kanë autoritet apo të drejtë të ndërhyjnë për të penguar ndonjë operacion normal të zbatimit të ligjit dhe askush nuk ka lejen e qeverisë së Kosovës për të hyrë dhe askush nuk mund të vizitojë ose të hyjë në Kosovë pa lejen e tillë. Çdo veprim që shkel marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare do të parandalohet. Beogradi të ndalojë histerinë nëpërmjet mjeteve propagandistike. Ky është një veprim i sundimit të ligjit në një vend normal”, ka shkruar Zymberaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat