Haradinaj: Serbia nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve tona për luftimin e krimit të organizuar

Aktuale

Haradinaj: Serbia nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve tona për luftimin e krimit të organizuar

Nga: Z.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:13
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar operacionin e Policisë së Kosovës, ai ka thënë se, forcimi i sundimit të ligjit është interes thelbësor i vendit dhe rajonit, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progres të përbashkët, sipas tij, nuk duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër

Postimi i plotë:

Forcimi i sundimit të ligjit është interes thelbësor i vendit dhe rajonit tonë. Krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progresin tone të përbashkët, dhe NUK duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër. Qeveria e Serbisë nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve tona për luftimin e krimit të organizuar.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat