Haradinaj takon O’Connell, diskutojnë për situatën politike në vend

Aktuale

Haradinaj takon O’Connell, diskutojnë për situatën politike në vend

Nga: Z.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:19
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin britanik, Ruairí O’Connell, ku kanë diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend përcjell, “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se gjatë këtij takimi ka shprehur përkushtimin e Qeverisë për të fuqizuar angazhimin dhe bashkëpunimin me Britaninë e Madhe në të gjitha fushat e interesit tonë të përbashkët.

Postimi i plotë:

Në takim me ambasadorin britanik Ruairí O’Connell, diskutuam për situatën politike në vend dhe progresin substancial që Kosova ka shënuar në rend e ligj. Shpreha edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë për të fuqizuar angazhimin dhe bashkëpunimin me Britaninë e Madhe në të gjitha fushat e interesit tonë të përbashkët.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat