Haradinaj takon Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, ja çfarë diskutuan

Aktuale

Haradinaj takon Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, ja çfarë diskutuan

Nga: Z.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:43
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka pritur në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic , ku kanë diskutuar për çështjet e rëndësishme politike të vendit dhe rajonit, përcjell, “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se takimi i Berlinit, ai i Parisit dhe takime të tjera regjionale, sipas tij, janë raste të mira për bashkëpunim dhe avancim të raporteve në Ballkanin Perëndimor.

“Theksova se mbështetja e Kroacisë duke qenë pjesë e Presidencës së BE-së është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe se jemi duke punuar fuqishëm që qytetarët tanë sa më shpejt të bëhen pjesë e familjes europiane, përmes liberalizimit të vizave”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Prita në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, për të diskutuar mbi çështjet e rëndësishme politike për vendin dhe rajonin. Takimi i Berlinit, ai i Parisit dhe takime të tjera regjionale, janë rast i mirë i bashkëpunimit dhe avancimit të raporteve në Ballkanin Perëndimor. Theksova se mbështetja e Kroacisë duke qenë pjesë e Presidencës së BE-së është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe se jemi duke punuar fuqishëm që qytetarët tanë sa më shpejt të bëhen pjesë e familjes europiane, përmes liberalizimit të vizave.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat