Ky është reagimi i Isa Mustafës për aksionin në Veri

Aktuale

Ky është reagimi i Isa Mustafës për aksionin në Veri

Nga: D.RR Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:23
Isa Mustafa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, teksa ka folur për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Veri të vendit, ka thënë se është për t'u përshëndetur çdo inicativë ligjore e organeve të drejtësisë, përcjellë "Bota sot".

Ai ka shkruar se zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, nëse ata nuk janë të involvuar në këto veprime kriminale. 

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë
Duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës. 
Krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu sië nuk duhet të njoh as ligji. 
Të gjithë ata, shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë duhet të paergjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit. 
Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve. 
Zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, nëse ata nuk janë të involvuar në këto veprime kriminale. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat