Në Spitalin e Mitrovicës tregojnë për gjendjen e policëve të plagosur në Veri

Aktuale

Në Spitalin e Mitrovicës tregojnë për gjendjen e policëve të plagosur në Veri

Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:31
Aksioni në Mitrovicë

Nga Spitali i Mitrovicës kanë bërë të ditur për Gazetën Express gjendjen shëndetësore të policiëve që sot janë plagosur gjatë aksionit në veri.

Në një prononcim, doktori i këtij spitali, Zahir Musa ka thënë se asnjë nga policët nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Asnjëri nga policët nuk është në gjendje te rëndë shëndetësore. Një polic është plagosur në kokë, më saktësisht plumbi i ka depertu përmes ijës. Polici në fjalë i është nënshtru një intervenimi kirurgjik të lehtë. Ndërkohë që edhe një polic tjetër ka qenë i plagosur por plagët nuk kanë qenë serioze”, tha Musa, duke bërë të ditur se edhe dy polic tjerë kanë marrë lëndime trupore gjatë aksionit.

“Dy policët e therë kanë marrë vetëm lëndime trupore gjatë zhvillimit të aksionit. Ndërkohë tre nga katër policet tashmë janë liruar për në shtëpi nga ana e zyrtarëve te Spitalit Rajonal në Mitrovicë. Policin tjetër i cili është plagosur në ije, i cili është nga Gjakova tash po transferojnë për në spitalin e Gjakovës. Plumbi i është hequr, gjendjen e ka stabile”, ka bërë të ditur Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat