Deklaratat e Vuçiçit për mobilizim të ushtrisë së Serbisë dhe kërcënimet me ndërhyrje, janë vetëm për konsum të brendshëm politik në Serbi

Aktuale

Deklaratat e Vuçiçit për mobilizim të ushtrisë së Serbisë dhe kërcënimet me ndërhyrje, janë vetëm për konsum të brendshëm politik në Serbi

Nga: D. B Më: 28 maj 2019 Në ora: 12:07
Aleksandar Vuçiq

Pjesa veriore e vendit është gjithmonë një potencial për destabilizim të asaj pjese tash e 20 vite. Dhe kjo ndodh sa herë që organet shtetërore ndërmarrin ndonjë aksion kundër strukturave të krimit të organizuar, që mbështetën fuqishëm nga Beogradi zyrtar, të cilat po ashtu kundërshtojnë shtrirjen e autoritetit shtetëror të Kosovës në veri.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike në vend Nexhat Haziri, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë mungesa e autoritetit shtetëror të Kosovës, ka krijuar një teren të përshtatshëm, që faktikisht kjo pjesë e vendit të jetë nën ndikimin e strukturave paralele serbe, që faktikisht këto struktura kanë pushtetin real në katër komunat veriore të vendit.

“Ndërsa sa i përket asaj të mobilizimit të ushtrisë së Serbisë dhe policisë dhe kërcënimit me ndërhyrje nga presidenti serb Vuçiq janë deklarata vetëm për konsum të brendshëm politik në Serbi, dhe për ta vazhduar mashtrimin e qytetarëve serb në Kosovë, që ua bën Beogradi zyrtar, gjoja për mbrojtjen e tyre. Jam i bindur se edhe vet presidenti Vuçiq e di se intervenimet e tilla janë vetëm iluzion, por që të ndikojnë në destabilizimin e brendshëm të vendit tonë në raport me minoritetin serb”, është shprehur Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat