Skandaloze se çfarë kanë bërë serbët në veri ndaj Policisë së Kosovës

Aktuale

Skandaloze se çfarë kanë bërë serbët në veri ndaj Policisë së Kosovës

Nga: N.Sh Më: 28 maj 2019 Në ora: 12:20
Policia e Kosovës

Në Zubin Potok, popullsia serbe po gjuan më armë në drejtim të Policisë së Kosovës.

Kështu ka njoftuar një burim i gazetës “Bota sot” nga Mitrovica, i cili shton se edhe Policia e Kosovës është duke u përgjigjur me armë zjarri.

Sipas burimit, serbët janë duke tentuar të që të bëjnë edhe barrikada që Forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të mos depërtojnë andej.

Aksioni i Policisë së Kosovës ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe deri më tani janë arrestuar rreth 25 persona.

Të arrestuar janë kryesisht polic serbë të Policisë së Kosovës, por ka edhe qytetarë civil.

Ky aksion po zhvillohet për arrestimin kryesisht e atyre që janë merr me krim të organizuar dhe kontrabandë.

Nga ky aksion kanë mbetur edhe pesë polic të lënduar të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat