Stuhia e rrejshme e Thaçit në veri, paralajmërohet një ortek i rrezikshëm për Kosovën

Aktuale

Stuhia e rrejshme e Thaçit në veri, paralajmërohet një ortek i rrezikshëm për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 28 maj 2019 Në ora: 13:01
Hashim Thaçi

Pas aksionit të Policisë së Kosovës të zhvilluar sot në veri, ka reaguar edhe sh-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, në veri e quan stuhi të rrejshëm të Thaçit.

Sipas tij, ky është sulm për mbijetesën e tij dhe të Vuçiqit.

Ai thotë se ky aksion është një plan i rrezikshëm për ndarjen e Kosovës e qe do të ketë edhe viktima të pafajshme.

“Stuhitë e rrejshme të Thaçit në veri...!

Kujdes për mbijetesën e tyre dhe realizimin e ndemjes të Kosovës nga Aleksandër Vuçiqi dhe Hashim Thaçi me Putinin, do të ketë edhe shumë viktima të pa fajshme kjo e sotit është vetëm cikërrim në krahasim të ortekut çka do të vjen nëse nuk ndalen planet e Thaçit dhe Veselit”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat