Deputeti i AAK-së: Po du me besu që ka fillu lufta kundër krimit

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Po du me besu që ka fillu lufta kundër krimit

Nga: N.H Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore.

Lidhur më këtë, ka reaguar edhe deputeti I AAK-së, Muharrem Nitaj. Ai përmes një shkrimi në Facebook, i ka versuar veprimet e shtetit.

Ai thotë se dëshiron të besoj se ka filluar lufta kundër krimit, në gjë për të cilën konsideron se i ka munguar vendit tash e 20 vjet.

Ja shkrimi i plotë:

I vleresoj dy tre veprimet e fundit te Shtetit. Po du me besu qe ka fillu lufta kunder krimit, nje gje qe i ka mungu ketij vendi tash e 20 vjet.

Edhe aksionin e sotem te policise e shoh ne kete prizem dhe vec nje veprim drejt shtetit ligjor!
Une pres goditje te tjera ne qytete te tjera dhe ndaj grupeve e individeve te tjere!
MN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat