Flet mjeku që trajtoi të plagosurit nga aksioni në veri

Aktuale

Flet mjeku që trajtoi të plagosurit nga aksioni në veri

Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:52
Mjeku Zahir Musa

Pas aksionit të Policisë në Veri kanë mbetur disa persona të lënduar e janë arrestuar rreth 30 persona.

Mjeku Zahir Musa që trajtoi të lënduarit, tha se gjendja e përgjithshme e të lënduarve është e mirë, tre prej tyre janë liruar pasi kanë pasur lëndime të lehta. Ndërsa njëri sipas tij që ka qenë i lënduarit me armë zjarri është duke u trajtuar me gjendje stabile tani me dëshirën e tij transportohet në Gjakovë pasi i përketë atij regjioni.

“Katër të komunitetit tjërë të cilët janë katër, tre prej tyre kthehen pas terapisë që kanë marrë kthehen nga aty ku janë ardh pra nga qendra e paraburgimit ndërsa njëri transportohet në Kirugji në Prishtinë”.

Musa deklaroi se asnjë nga të lënduarit nuk janë në rrezik për jetë.

I arrestuar dhe i lënduar është edhe një person i komuniteti rus, Musa i pyetur për të deklaroi “Për ne të gjithë janë pacientë, na nuk marrim emra për informata tjera merren organet kompetente”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat