Ish polici serb vdiq nga sulmi në zemër gjatë aksionit të Policisë së Kosovës

Aktuale

Ish polici serb vdiq nga sulmi në zemër gjatë aksionit të Policisë së Kosovës

Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:56
Foto

Një ish polic serb raportohet se ka vdekur pasi ka dëgjuar për aksionin e Policisë së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i qendrës mjekësore në veri të Mitrovicës, Zlatan Elek ka bërë të ditur se një ish pjestar i policisë serbe ka vdekur në Leposaviq nga sulmi në zemër kur ka dëgjuar për aksionin e policisë së Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Elek po ashtu ka bërë të ditur se dy serbë, të plagosur sot gjatë të shtënave në Zubin Potok, Boban Janiçijeviq dhe Radenko Milovanoviq janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, transmeton lajmi.net.

“Kemi informacione nga qendra mjekësore në Zubin Potok se ka shumë qytetarë që kanë pësuar lëndime të lehta trupore derisa u janë shkaktuar edhe dëme materiale në objektet e Komunës dhe në veturat që kanë qenë të parkuara pranë saj”, u shpreh Elek. 
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat