Veseli në veri, takon banorët e Zubin Potokut

Aktuale

Veseli në veri, takon banorët e Zubin Potokut

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:05
Pamje nga vizita

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot fshatin Çabër të Zubin Potokut, për të siguruar qytetarët atje se nuk kanë arsye të shqetësohen nga operacionet e sotme të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai tha se ky aksion është bërë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, tek sa ka shtuar se askush nuk ka nevojë të krijojë të paqena me rastin kur vepron sundimi i ligjit.

Gjatë takimit me qytetarë të këtij fshati, Veseli tha se është atje për të dhënë mbështetjen e të gjitha institucioneve të vendit, për qytetarët e Republikë stë Kosovës.

Veseli: Do të jemi bashkë, pa dallim kombësie

“Kam ardhur sot si kryetar i Kuvendit, në emër të të gjitha institucioneve të Republikës të Kosovës, të përçojmë mesazhin se do të jemi bashkë, se Kosova është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim a janë shqiptarë apo serbë dhe ligji do të jetë i barabartë për të gjithë. Ky është mesazhi që dua të përçojë tek të gjithë njerëzit, qoftë ata shqiptarë, qoftë serbë”, tha ai.

Ai bëri të ditur se institucionet e Republikës të Kosovës do të veprojnë në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore në gjithë vendin. 

Atje, Veseli shprehi edhe bindjen e tij të plotë se institucionet e vendit do t’ia dalin të ndërtojnë një shtet liberal-demokratik të së drejtës e sundimit të ligjit.

Veseli: Askush nuk ka nevojë të shqetësohet

“Askush nuk ka nevojë që të shqetësohet, askush nuk ka nevojë të krijojë të paqena me rastin kur vepron sundimi i ligjit. Si shqiptarët, ashtu edhe serbët, ne nuk do të tolerojmë krimin e organizuar, as dukuritë korruptive të cilat e dëmtojnë shtetin. Operacioni i sotëm është ndaj dukurive negative, është operacion ndaj atyre që janë të involvuar në krim të organizuar edhe në veri, edhe në jug, edhe në lindje e perëndim të shtetit tonë. 5:40 Republika e Kosovës do ta ushtrojë sovranitetin e vet në gjithë hapësirën e territorit të vet dhe në këtë nuk ka kompromis. Për kaq sa nuk ka kompromis në sovranitet, nuk ka kompromis as në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Veseli.

E qytetarët e fshatit Çabër falënderuan kryeparlamentarin për vizitën që u bëri sot, gjë që thanë se i bënë të ndjehen më të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat